Kryetari Latifi, ka nënshkruar kontratën për realizimin e projektit “Trajtimi i shtretërve të përrenjve në komunën e Rahovecit” – faza e dytë

Pas përfundimit të të gjitha procedurave publike në mënyrë transparente, kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka nënshkruar kontratën për realizimin e projektit “Trajtimi i shtretërve të përrenjve në komunën e Rahovecit” – faza e dytë.

Kontrata është e ndarë në tri lote dhe përfshin:

LOT I – Ndërtimi i kanalit të kullimit në fshatin Dejnë në vlerën: 246, 723.39€,

LOT II- Rregullimi i shtratit të përroit në fshatin Celinë, në vlerën: 323,093.18€,

LOT III – Ndërtimi i kanalit të kullimit në fshatin Sapniq, në vlerën: 457, 721.33 €.

“Ky projekt ka për qëllim që përrenjtë të jenë funksionalë, të përmirësohet pamja e tyre si dhe të bëhet evitimi dhe parandalimi i vërshimeve nga reshjet të cilat në komunën e Rahovecit janë intensive, po ashtu të mbrohen përrenjtë nga ujërat e zeza dhe të bëhet mbrojtja e mjedisit. Do të angazhohemi që të punojmë për të mirën e të gjithëve, pa dallim”, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …