Nisma

Nisma reagon ndaj njoftimit të Vetëvendosjes

Nisma për Kosovën ka përgënjeshtruar njoftimin e dhënë se dega e Nismës në Ferizaj ka kaluar në radhët e Vetëvendosjes. Sipas Nismës, vetëm tre anëtarë nga Kryesia e saj në Ferizaj kanë kaluar në Vetëvendosje. “Lajmi se Kryesia e Nismës në Ferizaj në tërësi ka kaluar në Vetëvendosje është gënjeshtër, që ka për qëllim vetëm mashtrimin e opinionit publik. Të gjitha këto lëvizje janë bërë për pazare personale dhe grupore. Kryesia e Degës në Ferizaj dhe nëndegët e saj i japin mbështetje të fuqishme politikave të Kryesisë Qendrore të Nismës për Kosovën”, thuhet në njoftimin e Nismës.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …