Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka vendosur disa xhipa të zinj në formë lodre në afërsi të ulëses së kryeministrit Albin Kurti, si shenjë ironizuese për shfrytëzimin e mjeteve shtetërore gjatë fushatës për zgjedhjet lokale. “Dua të ndalem në dy pika se si po mundohen qeveria dhe kryeministri t’i arsyetojë këto pika të projektbuxhetit. Miliona për këtë kategori. Pyetja është sa ka ndarë ai (Kurti) për këta xhipat e zi. Albini thoshte politikanët me xhipat e zi, me truproje etj, etj. Vazhdoi retorika e tij. Koha e sotme na tregoi për 15-20 xhipa. Me këto retorika nuk mbrohet ky buxhet”. Njerëzit nuk duan më retorika boshe dhe nuk fitohen zgjedhjet për inati të PDK-së e LDK-së, por kërkohet program serioz. Ju dukeni shumë të djathtë sepse i keni hapë luftë sindikatave, të cilat çdo ditë po protestojnë”, ka thënë Kastrati.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …