Në kuadër të zhvillimit të mbledhjes së 7-të të dy qeverive, G2G Shqipëri – Kosovë, për nënshkrimin e marrëveshjeve institucionale, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë, do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit. Marrëveshja në fjalë synon të thellojë edhe më shumë bashkëpunimin mes dy institucioneve.
Nënshkrimi do të bëhet më 27 nëntor 2021, në orën 11:30, në Tiranë, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Sheshi Skënderbej. Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes do të jenë Ministrat dhe përfaqësuesit e të të dyja qeverive.