Kryetari Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj në Mal të Zi, ka propozuar që vendi në këtë kohë krizash të formojë një qeveri të pakicës, të drejtuar nga Lëvizja Qytetare URA e Dritan Abazoviqit, me subjektet parlamentare të pakicave kombëtare. Zëvendës-kryeministri i Malit të Zi, Driton Abazoviq, tash për tash nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e formimit të një qeverie të tillë. Zyrtarët aktualë të qeverisë malazeze e kanë vlerësuar si të rrezikshëm propozimin e Gjeloshajt, ndërkaq partia në pushtet, Fronti Demokratik, ka vlerësuar se një qeveri e tillë do të ishte jodemokratike dhe jo legjitime. Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq, ka deklaruar se formimi i një qeverie të pakicës, me sugjerimin e liderit të Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, do të ishte një veprim i rrezikshëm dhe nuk e di se ku do ta çonte Malin e Zi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …