Bazuar në të dhënat që ka drejtoria për Buxhet dhe Financa, inkasomi i të hyrave vetanake në Komunën e Rahovecit në të gjitha kategoritë ka arritur mbi 337,000 euro, nga 1.158.014.00 që janë planifikuar për vitin 2016. Kurse shpenzimi i buxhetit për vitin 2016, ka arritur në 21.68%.
Lulzim Sylejmani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Rahovecit në lidhje me inkasimin e të hyrave vetanake shprehet se ka një realizim të kënaqshëm sa i përket tremujorit të parë të vitit 2016 dhe pres që deri në fund të vitit të realizojmë edhe planifikimin.
Kurse sa i përket shpenzimit të buxhetit sipas ndarjes buxhetore për vitin 2016 është si në vijim:
-
Pagat dhe Mëditjet …………….. 25.12 %,
-
Mallra dhe Shërbime ………… 20.25 %,
-
Subvencione dhe Transfere .. 40.23 %
-
Shpenzime Komunale ……….. 22.30%. dhe
-
Investime kapitale …………….14.64.%