Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka deklaruar se rreth orës 19:00 policia është njoftuar se ka të shtëna drejt një autobusi në fshatin Gllogjan. “Tetë udhëtar[ kanë qenë në autobus, i cili ka qarkulluar nga Gjakova në Deçan për në fshatin Gllogjan. Mirëpo një numër i nxënësve kanë ndaluar në fshatra të tjera”. Në vend të ngjarjes ka mbetur i vdekur një person, kurse tre të tjerë janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, ku kanë vdekur më pas dy nga ta. Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe policia është në kërkim të të dyshuarve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …