Pavarësisht kërkesës paraprake, që ka bërë delegacioni me katër ministra i Qeverisë së Kosovës, për të vizituar tri komunat e Kosovës Lindore, të mbetura nën Serbi, Beogradi zyrtar nuk e ka lejuar këtë vizitë. Ky delegacion i përbërë nga ministrat: Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Hajrullah Çeku dhe Liburn Aliu, ka bërë të ditur se refuzimi për vizitë është bërë pa ndonjë arsyetim dhe në kundërshtim me bisedimet që po i zhvillon Kosova me Serbinë në Bruksel.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …