Sahide Gashi: Prokuroria deri më tani ka bërë intervistimin e shumë personave lidhur me vrasjen e djeshme në Gllogjan

Prokurorja, Sahide Gashi, ka thënë se prokuroria deri më tani ka bërë intervistimin e shumë personave dhe ekipet hetuese janë në terren duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes ku është kryer krimi në Gllogjan. Ajo  para mediave tha se deri më tani autori ka përdorur kallashnikov dhe është zbrazur pothuajse një karikator. U bëj thirrje qytetarëve që të na ndihmojnë me informacionet që kanë. Ky është një moment i rëndë qoftë familjet e viktimave qoftë për ata që kanë qenë në autobus dhe e kanë përjetu. Ne me shumë kujdes jemi duke intervistuar çdo dëshmitar okular dhe jemi të ndarë në shumë grupe dhe secili prej tyre jemi duke i koordinuar veprimet, kemi intervistuar shumë persona. Deri tash me informatat që posedojmë është përdorur një kallashnikov dhe është zbrazur një karikator, hetuesit janë në terren duke e bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …