Për nder të Festës Kombëtare Shqiptare, 28 nëntorit, dhe në përmbyllje të “Vitit të Naimit”, Komuniteti Bektashian i Kosovës dhe Komuniteti Bektashian i Maqedonisë së Veriut iu bashkuan nismës së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në nderimin dhe respektimin e Vëllezërve Frashëri.
Në ceremoninë që zuri vend pak minuta para promovimit të librit “Naim Frashëri, apostull dhe bilbil i shqiptarizmës”, Kryegjyshi Botëror, Shënjtëria e Tij, Haxhi Dedebaba Edmond Brahimaj, shoqëruar nga Dervishi i Teqesë së Tetovës, dervish Abdylmutalib Beqiri dhe Dervishi i Teqesë së Gjakovës, dervish Rrauf Radoniqi, vendosën kurora lulesh pranë busteve të vëllezërve frashërllinj në një nga sheshet qëndrore të Tiranës.
Më tej, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, në kuadër të mbylljes së projektit të realizuar nga Selia e Shenjtë Bektashiane, “Viti i Naim Frashërit, 25 maj 2020-25 maj 2021”, u bë promovimi i librit “Naim Frashësi, Apostull dhe bilbil i shqiptarizmës”, i autorëve Kujtim Boriçi e Nuri Çuni. Në fjalën e tij Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dedebaba Edmond Brahimaj, ndër të tjera këtë libër e quajti “…një përmbledhje e aktiviteteve të një viti, pasuruar me dokumente e materiale të tjera, ideuar e përgatitur profesionalisht, me angazhimin dhe të personaliteteve të njohura të fushës, është një kontribut tjetër i rëndësishëm në fushën e publicistikës e atë studimore, kushtuar bektashiut e atdhetarit Naim Frashëri.”
Tiranë, 27 nëntor 2021
Më shumë hollësi mund të gjeni në artikullin e publikuar në faqen e internetit të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane:
Foto albumi: Nderime për rilindasit e kontributorët patriotë nga Bektashinjtë
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.4791718474213920&type=3
Për referencë, faqja zyrtare në facebook e Komunitetit Bektashian të Republikës së Kosovës: