leoni

Antony Blinken

Anthony Blinken: Shqipëria është shtet mik, partner dhe aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Me rastin e 109 vjetorit të pavarësisë, Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken ka uruar Shqipërinë duke theksuar se ajo është një vend mik, partner dhe aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përgëzoj popullin e Shqipërisë për festimin e 109-vjetorit të Pavarësisë. Miqësia jonë e thellë dhe e qëndrueshme daton më shumë se një shekull nga koha kur Presidenti Woodrow Wilson mbrojti prerazi pavarësinë e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris të vitit 1919.Që nga ajo kohë, shqiptarët kanë demonstruar forcë dhe qëndrueshmëri të madhe duke hedhur poshtë shtypjen e një diktature komuniste dhe duke ndërtuar një demokraci të përkushtuar ndaj tolerancës, të drejtave të njeriut dhe integrimit evropian. Shqipëria e demonstroi këtë frymë përsëri këtë vit duke hapur dyert e saj për afganët në nevojë dhe ata vazhdojnë të ofrojnë një port të sigurt siç bënë për mijëra hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe grupe të tjera që ikin nga persekutimi gjatë dekadave të fundit. Ne presim të thellojmë edhe më tej miqësinë tonë dhe mbetemi krenarë që e quajmë Shqipërinë mik, partner dhe aleat” thuhet në mes tjerash në urimin e 109 vjetorit të Shqipërisë të Sekretarit amerikan i shtetit, Anthony Blinken.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …