Flamuri Shqiptar

Vendos Krasniqi: 28 Nëntori shekulli, viti dhe data, për ne shqiptarët të shenjtë

Ditën e Flamurit do e përshkruaja si një shtëpi si një familje si një qendër dije që është e nevojshme për çdo popull. Do kisha filluar nga themeli, aty ku Gjergji bëri rikthimin, ngjalli shpirtin, rikthej shpresat e humbura,  ku ngriti Flamurin Kuq e Zi, i dha frymë popullit ton sot e përgjithmonë, ku para botës bëri popullin shqiptarë simbol të qëndresës duke u përballur me fuqinë më të madhe të kohës, vetëm për të ardhur deri te liria.  Me një popull aq shumë të vuajtur, ku i dha kuptim jetës. Pra këtu janë themelet e një Shqipërie e një kombi të tërë shqiptarë, Skënderbeun në krye si Ati i kombit tonë.

28 Nëntorin e Ismailit do përshkruaja një mur të ngjitur në themelet e Gjergjit ku i dha formën e një shteti, një shtëpi për popullin tonë, pra ku mund të gjejmë strehë mbrojtje, e jo të bredhim si popujt tjerë nëpër botë.

Nëntori i Ismailit i Hasanit na formoi një shtet, por të thyer të copëtuar, me një truall me një shtëpi, por me disa anëtarë të mbetur jashtë, padrejtësisht. Me mure pa kulm mbi kokë.

Nëntorin e UÇK-së dalja në skenë, do veçoj një patriotizëm si në kohë të Skënderbeut ku një popull i tërë dëshironte liri, pra një frymë e Skënderbeut. UÇK-në do përshkruaja si një baba për shqiptarët e lënë jashtë Shqipërisë, frymëzim për liri nacionalizëm. Meqenëse Kosova shpalli Pavarësinë dhe këtë do e përshkruaja një mur pa kulm.

Në mendjen time kam shumë pikëpyetje.

* Si shqiptarët të bëhen me një shtëpi të kompletuar ?

* Kush do e ketë primatin të drejtën për një kulm ?

* Si duhet të vijmë deri te kjo punë, çfarë na mungon ?

Mendoj, nacionalizmi atdhedashuria duhet të kultivohet, duhet të gjejmë mënyrën deri te uniteti.

* Cfarë duhet të bëjmë për unitet apo si ta fitojmë ?

* Nga kush të frymëzohemi, si ta rrisim vetëdijen kombëtare ?

Të fillojmë nga Rilindasit apo heronjtë tanë. Të mendojmë se si na pushtuan? Si na vranë ? Si na larguan nga tokat tona ? Apo ndoshta duhet diplomacia jonë të ngritet  dhe shqiptarët që jetojnë në trevat tona shekullore të pushtuar nga armiqtë të ngriten dhe të veprojnë në dy mënyra:

Stilin Skenderbeg dhe stilin Adem Jashar.

Të sulmojnë në taktiken e Skënderbeut me shpejtësi poashtu tërheqje të shpejtë dhe të mundohen të bëhen bashkë nën besën e të parëve, fjalën e dhënë para Zotit pa ndikim fetar. Në stilin e Ademit të gjejmë frymëzim, mësim kudo që kërkojnë liri, pra t’i mbrojnë vatrat e tyre, shtëpitë e tyre deri në vdekje apo flijim për atdhe. Në asnjë lloj mënyre dorëzim të mos ketë, shqiptari kurrë se ka pasur traditë të dorëzohet pra të vdesim faqebardhë. Por, gjithmonë në mendje në zemrat tona ta kemi unitetin, bashkimin.

Motoja jonë të jetë Kombi ynë, pra një komb si i yni nuk duhet të jetë i kënaqur me këtë territor të vogël që kemi, duhet të mendojmë të shohim diçka te fqinjët tanë, diplomacin duhet ta angazhojmë më shumë mendojeni njëherë Faik Konicën rëndësia e tij ishte aq e madhe për udhëzimet e popullit tonë, pra t’i mendojmë territoret tona si: Nishi, Prokupla, Presheva Medvegja, Bujanovci, Plava e Gucia , Ulqini Shkupi, Manastiri, Ohri, Çamëria, Selaniku. Shqiptarët janë i vetmi komb që kufizohet me shqiptarët. T’i mendojmë eshtrat e të parëve tanë ku mbetën në Nish në tërë Sanxhakun rrugëve në acarin e ftohtë ku çdo gjë e shenjtë na mbeti atje.

T’i mendojmë shqiptarët në Mal të Zi ku dhe gjuha po shuhet, t’i mendojmë fëmijët çamë ku u djegën nga kriminelët grek në furrat e tyre. T’i mendojmë shqiptarët në Maqedoni ku ende disa janë të pa identifikuar, të mendojmë Manastirin alfabetin tonë, çfarë t’i themi fëmijëve tanë, pra duhet punë, mos të harrojmë thënien e vëllezërve Frashëri:

“Dielli për ne shqiptarët lind nga perëndimi”.

Duhet të kemi një orientim perëndimor, me një fjalë Zoti lart, Amerika poshtë. Në rastin konkret Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkohen, dhe t”i mbrojnë shqiptarët e tjerë, në një luftë  të mundshme në Ballkan do të bëhet mes shtatë shteteve. Ne shqiptarët duhet të përgatitemi në arsim, ekonomi dhe ushtri, të jemi të dëgjueshëm dhe pro amerikan të pa ndikuar nga lindja.

Shqiptari është shqiptar, është dëshirë e Zotit nuk bëhet sllavë, grek, turk apo diç tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …