Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar godinën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenin nga ku ka uruar për festat e 28 Nëntorit. “Rilindasit ishin vizionarë që punuan parreshtur për të ringjallur vetëdijen çlirimtare të trashëgimisë së Skënderbeut, vetëdije politike e kombëtare që u materializua pikërisht këtu në Lidhjen e Prizrenit, me bashkimin më të madh të popullit shqiptar. Ajo çfarë ishte e drejtë e jona historike, u cenua nga padrejtësia politike, të cilën populli i Kosovës e ka pasur barrë për afër një shekull. Por, 28 Nëntorët tanë nuk u ndalën. Kjo datë u bë aksiomë e qëndresës dhe mosnënshtrimit, të cilën e kemi parë në vepër me 28 nëntor të vitit 1997, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli hapur për të shtruar rrugën e çlirimit të Kosovës. Adem, Hamëz e Shaban Jashari do ta shndërronin Prekazin në një referencë të pashterrshme për sakrificën dhe lavdinë e luftës së drejtë të UÇK-së, duke mbajtur gjallë vijimësinë e idealeve të Lidhjes së Prizrenit, projekt që u përmbyll më shpalljen e pavarësisë së Kosovës në 2008-tën. Sot nderojmë rilindasit, intelektualët, patriotët, çlirimtarët dhe të gjithë ata që kanë rënë në rrugën e lirisë. Sot festojmë, sepse 28 nëntori është festë e madhe e shumë dimensionale për ne” ka shkruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …