Numri i të infektuarve në botë me virusin korona prej fillimit të pandemisë e deri tani ka arritur në 250 milionë

Vende anekënd botës janë shqetësuar nga varianti i ri i virusit korona – Omicron

Përhapja e variantit të ri të virusit korona – të cilin shkencëtarët e kanë pagëzuar “Omicron” ka shqetësuar qeveritë dhe ekspertët shëndetësor të vendeve anekënd botës. Ekspertët kanë thënë që ky variant i ri i virusit korona është dukshëm më infektues dhe kjo mund të bëjë që të kemi një valë të re të pandemisë me pasoja të shumta. Këto paralajmërime të shkencëtarëve i kanë shtyrë qeveritë e vendeve të ndryshme të ndërmarrin masa të reja me qëllim të parandalimi të përhapjes së këtij virusi. Virusi “Omicron” fillimisht është shfaqur në Afrikë por ditëve të fundit janë identifikuar të infektuar me këtë virus edhe në vende të tjera, sidomos në disa shtete të Evropës si në Gjermani, Britani, Çeki, Itali, Belgjikë, Holandë dhe shtete tjera. Qeveritë e shteteve ku janë paraqitur rastet e të infektuarve me virusin “Omicron” kanë ndërmarr masa kufizuese për ta parandaluar përhapjen e këtij virusi. Ndprkohë, edhe epidemiologu i shquar amerikan,Anthony Fauci ka theksuar  se nuk do të habitej nëse mutacioni tashmë është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …