Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin për gjendjen e pandemisë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Në të thuhet se gjatë 24 orëve, nuk ka pasur asnjë viktimë të shkaktuar nga virusi korona. Ndërkohë që janë identifikuar 6 raste të reja pozitive dhe 5 të tjerë janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 763 ndërsa numri i rasteve aktive është 335.
Kontrolloni gjithashtu
Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë
Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka …