Drejtori i Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj ka njoftuar se në ambientet e Kalasë së Tiranës të hapim ekspozitën ,, Nga nëntorët vijmë në nëntorë shkojmë”. Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë dhe Kalaja e Tiranës përsëri bashkë në aktivitet! Është kënaqësi dhe privilegj, që në një ditë madhështore për të gjithë shqiptarët anembanë trojeve shqiptare, siç është 28 Nëntori, në ambientet e Kalasë së Tiranës të hapim ekspozitën ,, Nga nëntorët vijmë në nëntorë shkojmë”. Ekspozitën me një fjalë rasti e hapi nikoqirja e Kalasë së Tiranës znj. Klodiana Toptani. Gjithashtu, fjalë rasti me rastin e hapjes patën Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës z. Bedri Zyberaj dhe znj. Elsa Saka nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë. I pranishëm në hapje të ekspozitës ishte edhe Ambasadori i Kosovës në Shqipëri z. Skënder Durmishi. Znj Toptani si gjithmonë me surpriza duke na sjell grupin e valltarëve të fëmijëve ,,Shqiponjat”, të cilët na kënaqën me vallet e tyre si dhe e bënë më madhështor këtë eveniment. Nuk mungoi as torta me flamur, që ishte përgatitur enkas për këtë eveniment, ka shkruar ne postimin e tij Bedri Zyberaj drejtor i ASHAK.
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …