Kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor, sot pritet të qëndrojë për një vizitë në Kosovën, pas vizitës që ka bërë në Beograd ku është pritur nga krerët e Shtetit. I pyetur lidhur me marrëveshjes e Edi Ramës dhe Albin Kurtit për heqjen e kontrollit në kufij, ai ka thënë se një veprim i tillë është shqetësues. Pahor përveç krerëve të institucioneve të vendit tonë do të vizitojë edhe kontingjentin e Ushtrisë Sllovene që vepron në operacionin e KFOR-it, kështu thuhet në njoftimin e Zyrës së kryetarit të Sllovenisë. “Qëllimi i takimeve dhe bisedimeve me përfaqësuesit më të lartë të Serbisë dhe Kosovës është shkëmbimi i vlerësimeve dhe qëndrimeve për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, situatën në Ballkanin Perëndimor, perspektivën evropiane të tij dhe përgatitjen e samitit të ardhshëm të Procesit Brdo-Brijuni”, është thënë në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …