Kryetari i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Gjon Bruçaj mbron regjimin komunist dhe sqaron se kleri që u pushtua ishte spiun i Italisë dhe Sllavëve. Ai komentoi edhe ngjarjen e djeshme ku një deputet i PS-së Bujar Çela, uroi 28 Nëntorin me foton e Enverit, dhe Enkelejd Alibeja nga PD ia bëri publik mesazhin për mediat. Kush pretendon dhe punon për shembje të këtyre kollanave punon kundër shtetit shqiptar. Grushti nuk është komunist, po i tërë proletarëve dhe punëtorëve të botës, po Trump që përshëndet gjithmonë ashtu, grushti ka qenë që në kohë të Skënderbeut. Komunizmi ka simbol drapër e çekan. PKSh bën pjesë në spektrin partiak të Shqipërisë , sa i përket fotos së Enverit e ka zënë vendin ai në histori s’ka burrë ta shkelë, se pa të s’do kishte luftë nacional çlirimtare. S’ka asnjë ligj që ndalon foton e Enverit, kush e ndalon, Alibeaj, nipi i krye ballistit të Mallakastrës. (Top Channel)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …