Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se nga sot ka filluar periudha e përsëritjes së votimit përmes postës, në radhën e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Dragashit. Periudha e rivotimit përmes postës për kryetar të Dragashit do të zgjas deri më 13 dhjetor 2021. KQZ ka njoftuar se të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1,090 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021. Gjykata Supreme ka urdhëruar KQZ të organizojë përsëritje të votimit nga diaspora për kryetar të Dragashit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …