Qeveria Kurti ka bërë të ditur se po i hulumton mundësitë për vendosjen e masave të reciprocitetit tregtar me Serbinë po ekspertët janë kundër, ata kërkojnë dialog. Zyrtarë të qeverisë së Kosovës janë shprehur, se janë duke bërë përgatitjet dhe koordinimin e nevojshëm ndërinstitucional që të mundësojnë një zbatim të plotë dhe funksional të masave të reciprocitetit tregtar me Serbinë. Ky hap bëhet nevojshëm, sipas tyre, pasi Serbia nuk njeh origjinën e prodhimeve të Kosovës dhe në këtë mënyrë pengon edhe eksportin e Kosovës. Në një tryezë të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, (NDI), ku u debatua për “barrierat tregtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ministrja e Industrisë në qeverinë e Kosovës, ministrja, Rozeta Hajdari, tha se Serbia nuk e njeh origjinën e prodhimeve të Kosovës dhe në këtë mënyrë ajo po i pengon eksportet. “Serbia nuk njeh asnjë certifikatë nga Kosova dhe nuk kërkon asnjë certifikatë, sepse nuk dëshiron ta njohë shtetësinë e Kosovës”. Vendosa e masave të plota të reciprocitetet ishte kauza e Albin Kurtit në fushatën zgjedhore, por tani, pasi ka rifillura dialogu dhe takimet e tij me Vuçiqin, ka ndërruar edhe qëndrimi i Qeverisë, të cilën ai e udhëheq.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …