leoni

Mbahet Seanca Inauguruese e Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit

Në bazë të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale në Republikën e Kosovës numër Nr. 03/L-40 Neni 2 dhe Rregulloren e punës së Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës.

Mbledhja inauguruese punoi me këtë rendë të ditës:

  1. Fjala e mirëseardhjes nga anëtari më i vjetër i kuvendit të komunës.

  2. Dhënia e betimit nga këshilltarët e Kuvendit të Komunës.

  3. Dhënia e betimit të Kryetarit të Komunës.

  4. Fjala përshëndetëse e Kryetarit të Komunës.

  5. Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës.

Hapjen e Mbledhjes inauguruese e bëri kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Mehmet Ballazhi i cili përshëndeti të pranishmit në kë mbledhje. Ashtu siç është e përcaktuar me rregulloren e punës këshilltari më i vjetër i Kuvendit të udhëheq me punën e kuvendit, u propozua që Rafet Kalisi të marrë kryesimin e punës së kuvendit, mirëpo ai u deklarua se nuk mundë ta ushtroj këtë detyrë pas së cilës u propozua që Zaim Bela si më i vjetri i radhës të kryesoj me takimit. Pas pajtimit të të gjitha grupeve të këshilltarëve të kuvendit të komunës, u zgjodh edhe komisioni për verifikimin e mandateve të Këshilltarëve të cilët pas verifikimit të mandateve u plotësuan kushtet që këshilltarë të japin betimin solemn. Pas këshilltarëve betimin solemn e dha edhe kryetari i Komunës Mehmet Ballazi. Ai në fjalën e tij përshëndeti këshilltarët komunal, Familjet e Dëshmorëve,  Invalid dhe Veteranë të Luftës së UÇK-së, Ish të burgosur politik përfaqësues nga MAPL, përfaqësues të OSBE-së, përfaqësues të Bashkësisë Islame, Policinë e Kosovës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të gjithë të pranishmit në sallë, tutje tha se në këtë ditë solemne dhe fillimin e një mandati të ri në shërbim të qytetarëve për katër vite të ardhshme, ju ftoj që këtë detyrë fisnike por edhe sfiduese ta bëjmë mandat për qytetarët dhe kërkesat e tyre. Nuk ka më mirë se të jesh në gjendje për të punuar së bashku me qytetarët e Hanit të Elezit në ndërtimin e qytetit dhe fshatrave tona por edhe në ndërtimin e një vizioni të përbashkët se si duam ta shohim të ardhmen tonë. Zgjedhjet ishin të lodhshme dhe më vjen mirë që morën fund pa asnjë incident. Nuk dua që sot dikush në këtë sallë apo ata qytetarë në shtëpitë e tyre që në zgjedhje nuk më votuan të ndjehen humbës, përkundrazi në këtë garë nuk ka fitues dhe humbës por ka vetëm një vendim demokratik se kë duan qytetarët e Hanit të Elezit tu shërbejë në katër vitet e ardhshme. Nga kjo foltore e kuvendit ju them të gjithëve se do të jem në shërbimin tuaj pa dallime partiake apo shtrirje gjeografike. I ftoj të gjithë këshilltarët të të gjitha partive politike të punojmë së bashku për Hanin e Elezit në tërësi. Hani i Elezit vërtet është jo edhe aq i madh sa ta ndajmë në fshatra parti apo edhe ego personale. Hani i Elezit ka nevojë për të gjithë ne dhe kështu në këtë sallë do të punojmë bashkërisht. Ju drejtohem në veçanti juve këshilltarëve të të gjitha partive politike, përfaqësues në Kuvend se do të jem i hapur dhe bashkëpunues me ju për realizimin e programit tim qeverisës 4–vjeçar duke ju dhënë hapësirë bashkëpunimi për projektet dhe idetë tuaja në funksion të zhvillimit të qytetit. Unë kam programin tim por jam i sigurt se në programet tuaja keni projekte të mira për qytetin pa dallim, prandaj ju ftoj duke ju kërkuar njëkohësisht të bëni opozitën e fuqishme, të bashkëpunojmë të diskutojmë me fakte në të mirë të ideve progresive. Këtu po shohë shumë fytyra të reja që do të thotë përfaqësues të ri të qytetarëve dhe duke qenë kështu jam i sigurt se do të ketë ide të reja se si mund ti qasemi zgjidhjes së problemeve që mund të paraqiten. Në zgjedhje vërtet garuam me programet tona partiake por këtu jemi përfaqësues të qytetarëve. Partia na ka nominuar por ju dhe ne jemi këtu sepse kështu na ka zgjedhur qytetari, prandaj ju ftoj në këtë Kuvend të diskutojmë dhe të mendojmë për problemet e qytetarit si përfaqësues legjitim të tyre. Tani në fund duke falënderuar për bashkëpunim ju them se do të vazhdoj të jem në shërbim për të gjithë qytetarëve pa dallim. Ndërsa në procedurën e zgjedhjes së Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit vetëm Grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike të Kosovës doli me propozim kandidat dhe atë të Këshilltarit Florim Shkreta. Duke i respektuar të gjitha procedurat e votimit, këshilltarët me 9 vota për dhe me 6 vota kundër vendosën që kryesues i kuvendit të zgjedhet Florim Shkreta. Z.Shreta duke falënderuar për besimin e dhënë tha se si Kryesues i Kuvendit të Komunës do të kujdeset dhe zotohet që pa dallim partie të dëgjohet zëri i secilit qytetarë i komunës përmes përfaqësueseve të tyre të zgjedhur në këtë asamble. Dëshiroj dhe uroj që ky kuvend vërtet të shëndrrohet në një arenë ku të gjithë projektet për zhvillim të diskutohen e të shtjellohen ashtu që ekzekutivit të komunës ti ofrohen opsionet më të mira dhe më të qëlluara e mbi të gjitha të nevojshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Pas mbylljes së seancës inaguruese Këshilltarët Komunal dhe kandidatët e propozuar për ekzekutivin e Komunës së Hanit të Elezit, vizituan dhe bënë homazhe te varrezat e Dëshmorëve në Pustenik.

Në këtë përbërje të Kuvendit të Komunës do të jenë:

PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVES

FLORIM SHKRETA-KRYESUES I KUVENDIT

AVNI HASALLARI

RESUL SUMA

XHEVAHIR DERNJANI

IBADETE KALISI

EMINE LURI QAZIMI

LEVIZJA VETEVENDOSJE

SHERIF BERISHA

MALIK BERISHA

AJNURE THAQI

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVES

HYRIJETE ISUFI

REFET KALISI

HANUMSHAHE DIBRANI

ALEANCA PER ARDHMERINE E KOSOVES

ZAIM BELA

NORA XHONI

QAMUSH BRAVA

May be an image of 16 people, people standing and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …