Ish- komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama pritet që të marrë një detyrë të re, në Organizatën, RACIAVC, në Kroaci pasi është larguar nga pozita që kishte në krye të FSK-së. Tani e tutje ai do të ketë një pozitë të re ushtarake përfaqësuese për Kosovën, në shtetin e Kroacisë. Emërimi është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Kosova është anëtarësuar në RACIAVC më 10 tetor 2014, por e njëjta është e përfshirë me fusnotë. Në sqarimin e RACIAVC për përdorimin e fusnotës për Kosovën thuhet se “ky përcaktim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS dhe Opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …