Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, në një shkresë të gjatë, ka listuar argumente, që sipas tij, Gjyqtari i Procedurës Paraprake duhet t’i marr parasysh për lirimin në arrest shtëpiak të Hashim Thaçit. Ai përmend garancinë e dhënë nga Policia e Kosovës dhe garancitë e Qeverive të vendeve të treta. Avokati ka thënë se nuk ka rrezik që klienti i tij të ikë apo që të bëjë përpjekje për të penguar procedurat e Gjykatës, dhe gjithashtu thekson se s’ka ndonjë rrezik që Hashim Thaçi të kryejë ndonjë vepër tjetër penale. Në çfarëdo rasti, nëse kërkohet, z. Thaçi konfirmon se ai është i gatshëm që të pranojë arrestin shtëpiak nën çfarëdo kushti të arsyeshëm që Gjykata e Procedurës Paraprake e sheh të nevojshëm, përfshirë edhe kushtet standarde të arrestit shtëpiak për të plotësuar çdo kërkesë apo shqetësim të Prokurorisë dhe Gjykatës”, thuhet në kërkesën e mbrojtjes. Gjithashtu mbrojtja e Thaçit ka përsëritur si alternativë edhe lirimin e Thaçit në një shtet të tretë që ka dhënë garancitë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …