leoni

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të HIV/AIDS

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka shënuar Ditën Botërore të HIV/AIDS. Me këtë rast janë mbajtur ligjërata me nxënës të tri shkollave të mesme të komunës së Vitisë, konkretisht të Gjimnazit dhe Shkollës Profesionale në Viti si dhe të shkollës mikse në Pozheran.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se kjo komunë, konkretisht drejtoria përkatëse në bashkëpunim të plotë me QKMF-në e Vitisë, vazhdimisht shënon ditët që kanë të bëjnë me vetëdijesimin e qytetarëve kundër sëmundjeve të ndryshme me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të secilit qytetarë. Me këtë rast ekipet që po merren me shënimin e kësaj dite, i ka vizituar Drejtori i Arsimit në Viti, Basri Aliu dhe drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Valentina Mehmeti. Kurse Dr. Vjollca Kadolli – Halili, drejtoresh e QKMF-së në Viti, potencoi se kjo komunë po vazhdon me shënimin e ditëve të ndryshme të shëndetësisë, në kuadër të Kalendarit Promocional të Shëndetit, me qëllim që qytetarët vitias të njoftohen rreth sëmundjeve të ndryshme dhe parandalimin e pasojave. Ajo potencoi që në botë është një numër i madh i pacientëve me HIV që sipas saj janë aktualisht mbi 36 milion të infektuar, ndërsa Kosova vlerësohet të ketë 41 raste. Ndërsa, dr. Gentiana Ferati, mjeke e përgjithshme, tha para nxënësve se HIV/ AIDS është më lehtë të parandalohet se sa të shërohet. Përndryshe Komuna e Vitisë këshillon qytetarët e saj të cilët kanë rast të dyshimit në infektim, të kontaktojnë mjekun familjar.

May be an image of 16 people and people standing

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …