Me qëllim që të analizohet situata aktuale në të gjitha sektorët dhe me qëllim të koordinimit të angazhimeve dhe veprimeve sindikale lidhur me Ligjin e pagave dhe për të vendosur për veprimet e përbashkëta në kuadër të përpjekjeve për të arritur zgjidhje të pranueshme lidhur me Ligjin e pagave BSPK-ja mban nesër në orën 9, takim të jashtëzakonshëm me përfaqësues të të gjitha Federatave , anëtare të BSPK-së. Në këtë takim pas një debati të hapur e konstruktiv do të merren edhe vendime të përbashkëta për angazhime e veprime sindikale, të cilat do të kenë përkrahjen e fuqishme të kreut dhe gjithë organeve të BSPK-së. Takimi do të mbahet në selinë e BSPK-së
Zyra për informim e BSPK-së