Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), i njofton mediat se nesër do të bëhet hapja e Panairit “Gratë në Biznes”, në të cilin do të marrin pjesë biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës.
Ceremoninë e hapjes së këtij panairit do ta bëjë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Përveç promovimit të bizneseve, shoqatave të udhëhequra nga gratë dhe produkteve që këto biznese ofrojnë në fushat e tyre përkatëse, ky panair ka për qëllim edhe inkurajimin e ndërmarrësisë dhe rrjetëzimin e grave ndërmarrëse, për të bërë sa më të madhe fuqizimin e tyre në shoqëri dhe në biznes.
Panairi “Gratë në Biznes” do të jetë i hapur nga datat: 02, 03, 04 dhjetor 2021, duke filluar në ora 09:00 e deri në ora 8:00, ku qytetarët do të mund të blejnë produktet e ekspozuara dhe njëkohësisht të njihen më për së afërmi edhe me cilësinë e këtyre produkteve.
Hapja e panairit do të bëhet:
Datë: 02.12.2021,
Koha: 11:00h,
Vendi: Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.