Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut zonjën, Shpresa Jusufi me bashkëpunëtorët e saj, ku temë diskutimi ishte rritja e bashkëpunimit në mes bizneseve të dy shteteve e në veçanti të prodhuesve vendor. Me këtë rast Kryetari Agim Shahini e informoi Ambasadoren për punën dhe aktivitetet 20 vjeçare të AKB-së, e në veçanti Projektin tradicional mbarëkombëtar Javët e Biznesit Kosovar me Moton: Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju?, cili për shkak të masave të Pandemisë këtë vit nuk po realizohet jashtë kufijve të Kosovës por aktivitetet e parapara po realizohen edhe në këtë formë me qëllim të informimit të trendi të rritjes të Prodhimeve të Kosovës por edhe me sfidat që po ballafaqohen bizneset anembanë Ballkanit Perëndimor. Maqedonia po na bënë xheloz me grabitjen e investitorëve të huaj nga Kosova siç ishte rasti i fundit i ikjes së investitorit francez të Energjisë Solare nga Vushtrria, me të cilën Kosova humbi disa qindra miliona euro të investitorëve francez dhe të huaj, duke dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës dhe duke ngrit këtë imazh shtetit maqedonas se atje Qeveria është më e vëmendshme për tërheqjen e këtij investitori nga Kosova.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …