Me rastin e Festave të Nëntorit të Madh, më 28 Nëntor 2021, në Teatrin mbretëror në Namur të Belgjikës, nën organizimin e Shoqatës shqiptare “Nënë Tereza” të këtij qyteti, me z.Adnan Rexhepi – Kryetar dhe, z.Arian Bajraktari – veprimtar i palodhshëm i çështjes kombëtare nga Malësia e Madhe, në nderim të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë dhe në nderim të Ditëlindjes së Komandantit legjendar Adem Jashari, u organizua një Konferencë shkencore ndërkombëtare me titull: “Adem Jashari Simbol i rezistencës frymëzues i lirisë”, dhe një manifestim kulturoro – artistik me këngë e valle të bukura shqipe. Amfiteatri i këtij Teatri të bukur ishte i vogël për t’i zënë të gjithë të interesuarit që kishin ardhur nga shumë qendra evropiane e botërore, madje edhe nga Amerika e largët.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …