Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur pas emërimit të z. Stjuart Peach, i dërguari Special nga Britania e Madhe për Ballkanin Perëndimor. Hoxhaj, ka thënë se është lajm i shkëlqyeshëm emërimi i Sir Stuart Peach si i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor nga Britania e Madhe, por ka komentuar edhe deklaratën e Kryeministrit britanik, Boris Johnson i cili tha se Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh për stabilitetin e tyre. “Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh për stabilitetin e tyre në më shumë se dy dekada. Jam krenar që emëroj Stuart Peach si të dërguarin të ri special – përvoja e tij e gjerë do të përforcojë përpjekjet ndërkombëtare për të mbrojtur paqen në rajon.”, ka shkruar Kryeministri britanik Boris Johnson. Reagim ndaj këtij shkrimi pati ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili aktualisht mbanë pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së. Ai tha se nëse Britania e Madhe e lexon situatën tonë si “kërcënimin më të madh për stabilitetin e tyre gjatë dy dekadave” atëherë, sipas Hoxhaj, kjo është një çështje që duhet të shqetësohen të gjithë!
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …