Ka përfunduar seanca në Gjykatën Speciale kundër kryetarit OVL-UÇK-së, Hysni Gucati

Gjykata Speciale, në Hagë, pritet që sot ta hap çështjen e mbrojtjes në gjykimin kundër, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Gjykata Speciale,  në Hagë pritet që sot ta  hap çështjen  e mbrojtjes,  në gjykimin kundër, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. Vendimi është marrë sot nga trupi gjykues, i cili ka bërë të ditur se nesër do të bëhet deklarata hapëse e mbrojtjes së Hysni Gucatit, ndërsa paraqitja e provave dhe dëshmitarëve do të fillojë të hënën më 6 dhjetor. Në konferencën e sotme përgatitore për mbrojtjen, trupi gjykues ka refuzuar dëgjimin e tre dëshmitarëve të mbrojtjes, një ka pranuar ta dëgjojë pjesërisht, ndërsa ka aprovuar dëshmitarët e tjerë që ishin në listë të dëshmitarëve të mbrojtjes. Kryetari i trupit gjykues në rastin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt,  Çarls  Smit ka pranuar kërkesën e avokatëve që të fillohet me çështjen e mbrojtjes së Gucatit dhe pas përfundimit të saj të vazhdohet me atë të Haradinajt, pasi ai  po përballet me simptoma të sëmundjes nga virusi korona. Gjykatësi gjithashtu bërë të ditur vendimet që lidhen me pranimin ose jo të dëshmitarëve të paraqitur nga ana e mbrojtjes, për të cilat vendimi me shkrim do të publikohet nesër. Paraprakisht, Prokuroria kishte paraqitur mocione për të hequr disa dëshmitarë nga lista e dëshmitarëve të mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …