Gjykata Speciale

David Young: Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale po e konsideron Kosovën një shtet të ngjashëm me perëndimin e egër

Avokati i Rexhep Selimit, në Hagë, David Young, ka shpërthyer me akuza ndaj Prokurorisë së Specializuar të Hagës, e cila po e konsideron të paaftë Policinë e Kosovës për të mbikëqyrur kushtet e vëna për lirim nga paraburgimi të krerëve të UÇK-së. Young në parashtresat e tij ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po e konsideron Kosovën një shtet të ngjashëm me perëndimin e egër, ku oficerët e policisë mund “të blihen dhe shiten si kriptovaluta”. “ZPS sugjeron se Kosova është një shtet kufitar pa ligj, i ngjashëm me perëndimin e egër, ku oficerët e policisë mund të blihen dhe shiten si kriptovaluta. Përderisa një gjendje kaq e rëndë do të reflektonte keq në kohën dhe përpjekjet e dislokuara nga UNMIK-u, EULEX-i dhe OSBE-ja në trajnimin e Policisë së Kosovës gjatë dy dekadave të fundit, ai gjithashtu tregon mungesën e mirëkuptimit të shfaqur nga ZPS për realitetin e situatës në Kosovë”, është thënë në parashtresën e avokatit Young. Parashtresat e avokatit të Selimit, David Young janë përmbledhur në 11 faqe. Pas analizimit të plotë të rrethanave, garancive dhe parashtresave, gjykatësi paraprak pritet të marrë një vendim për lirimin ose jo nga paraburgimi të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …