Në gjykimin kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, në Gjykatën Speciale, sot ka filluar paraqitja e çështjes së mbrojtjes para trupit gjykues. Në adresimin e tij, avokati i Hysni Gucatit, Xhonathan Ris, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka treguar asnjë interes që dokumente të Gjykatës Speciale, të cilat u bënë publike në disa media në Kosovë, që të hiqeshin. Ai ka thënë se pavarësisht se u bënë publike dhe pati versione të paredaktuara, Zyra nuk u mundua që t’i hiqte. “E vërteta është se Zyra e Prokurorit nuk çau kokën që t’i merrte, nuk tregoi asnjë interes për t’i marrë ato dokumente, pavarësisht nga artikulli i botuar në media. Duke e bërë ekzistencën e dokumenteve të qarta për t’i parë të gjithë, Berisha dhe bashkëpunëtorë botuan kopje të dokumenteve në internet ku janë edhe sot, ndryshe nga çka ka bërë Hysni Gucati. Zyra nuk i kërkoi asnjëherë Infokusit që t’i hiqte ata artikuj dhe nuk kanë treguar asnjë lloj interesi që të hiqen, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …