leoni

Kastrati: Jam i lumtur që sot i bëmë me shtëpi banimi 35 familje në Malishevë

Kastrati: Jam i lumtur që sot i bëmë me shtëpi banimi 35 familje në Malishevë

Jam tejet i lumtur dhe emocional që sot i bëmë me shtëpi banimi 35 familje të komunës sonë, që u përkasin kategorive që ballafaqohen me kushte të rënda ekonomike e sociale, dhe fatkeqësisht të pa strehë. Nuk ka krenari më të madhe se sa, pikërisht në këto ditë të ftohta po gëzojmë këto familje me këtë projekt kaq madhor, që është nisur në kohën e ish zëvendëskryeministrit, z. Fatmir Limaj dhe ish kryetarit Ragip Begaj, të cilëve u jemi shumë mirënjohës. Familjeve përfituese ju uroj shëndet e jetë të qetë në këto banesa moderne, të cilat janë ndërtuar falë bashkëpunimit e bashkëfinancimit mes Komunës së Malishevës dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Përfitues të banesave sociale, janë familje që të cilat nuk e kanë pasur të zgjidhur problemin e banimit, përfshi edhe familje nga komunitetet, invalid civil dhe persona me nevoja të veçanta.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …