Shqipëria kërcënohet për rikthimin e regjimit të vizave, ndërsa Kosova vazhdon të jetë pa viza qe 20 vjet

‘The Telegraph’ tregon anën tjetër të liberalizimit të vizave

Gazeta britanike ‘The Telegraph’ i ka kushtuar një artikull analitik procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Turqisë, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Kosovës. Në agjendën e mbledhjes së Komisionit Evropian, tema kryesore do të jetë rekomandimi për liberalizimin e vizave për 75 milionë qytetarë të Turqisë si pjesë e marrëveshjes mes BE-së dhe Ankarasë. Marrë në tërësi, numri i qytetarëve që do të përfitojnë nga një vendim i mundshëm për heqjen e regjimit të vizave , do të jetë 127 milionë. Qytetarët e këtyre shteteve mund të qëndrojnë në zonën Shengen, ku nuk përfshihet Britania e madhe, për 90 ditë si vizitë turistike ose 180 ditë për biznes. Gazeta britanike shkruan se Bashkimi Evropian mund ta suspendojë liberalizimin e vizave nëse tejkalohet numri i atyre që kërkojnë azil në vendet e zonës Shengen. ‘The Telegraph” në vazhdim të artikullit ankohet se BE nuk ka një sistem që identifikon nëse qytetarët e këtyre vendeve e tejkalojnë qëndrimin e tyre në zonën Shengen.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …