Ushtari serb: Në Leshkë të Mitrovicës janë 150 kufoma të shqiptarëve

Prokuroria Speciale ka bashkëpunuar me vrasës serbë të kohës së Millosheviqi, të cilët kanë kryer krime lufte e masakra në Kosovë

Mbrojtja e Hysni Gucatit në Hagë, avokati Jonathan Rees, ka thënë se do të paraqesin prova që kanë të bëjnë me emra të serbëve të cilët kanë kryer krime në Kosovë dhe nga të njëjtit Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale ka kërkuar bashkëpunim. Sipas avokatit Rees, Prokuroria  me qëllim që të ndjek agjendën e saj, u ka kërkuar bashkëpunim atyre që janë përgjegjës për masakra ndaj civilëve në Kosovë. Këto, avokati i ka bërë të ditura në seancën e sotme gjyqësore derisa ka paraqitur deklaratën e tij hapëse ku Prokurorinë  e ka quajtur frikacake. Kur mbrojtja thotë ka informacion se një punonjës me emër që punon aktualisht në Zyrën e Prokurorit dhe  është implikuar në proces përmes të cilit materialet mbërritën në zyrat e OVL-UÇK, ata nuk thonë asgjë, dhe nuk kërkojnë asnjë provë për ta hedhur poshtë. Pavarësisht nga hetimet që prokurori i specializuar pretendon se kanë kryer Zyra e tij,  nuk ka dhënë si provë ndonjë raport të pavarur që të shfajësojë stafin e vet si të përfshirë në rrjedhjen e një dokumenti të tillë, ata nuk mund ta bëjnë këtë sepse një raport të tillë nuk e kanë”, ka thënë avokati Xhonatan Ris.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …