Vlora Çitaku: PDK-ja e ka kuptuar ndryshimin që kanë kërkuar qytetarët që nga zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit

Vlora Çitaku: PDK-ja nuk ka kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme, sepse ende nuk është me urgjencë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,  thotë se nuk është koha për zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi ende jemi në pandemi dhe zgjedhjet janë të kushtueshme. Qytetarët duan zgjidhje të problemeve dhe jo zgjedhje. PDK-ja  nuk ka kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme. Qeverisë duhet t’i japim edhe pak kohë, meqë tani për tani  nuk ka urgjencë. Kërkesa për zgjedhjet e jashtëzakonshme janë mendim i deputetëve dhe nuk janë qëndrime zyrtare të PDK-së, pasi qytetarë më shumë ka nevojë për përkrahje se sa për zgjedhje. E kemi vetëm nja pako emergjente, e cila nuk është implementuar në tërësi. Duke folur për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Speciale në Hagë, që po mbahet ndaj ish drejtuesve të UÇK-së, Vlora Çitaku ka thënë se   tërë  procesi është persekutim dhe nuk është drejtësi.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …