leoni

Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Kërkesë zyrës së Presidencës që të dekorohet veprimtaria atdhetare e veprimtarit, Remzi Hoxha

Më datën 26 tetor 2020 i bëmë kërkesë zyrës së Presidencës që të dekorohet veprimtaria atdhetare e veprimtarit Remzi Hoxha, i  rrëmbyer nga SHIK-u i Gazidedës e i Sali Berishës dhe i zhdukur në Tiranë me 21 tetor 1995.

Kërkesa ishte për :

Dekoratë

– Urdhëri ” Hasan Prishtina ose

Dekoratë- Urdhëri “Luftar i Lirisë Adem Jashari”

U bënë më shumë se një vit dhe nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga zyra e presidencës, përkundër insistimit tonë të vazhdueshëm.

Presidente, ne po e presim përgjigjen. Vonesa është bërë e tepërt dhe ne nuk do tê dëshironim që të kishte arsye politike, ideologjike apo të natyrave tjera.

Ne po e presim përgjegjigjen presidente.

Tashmë një numër rrugësh si në Ferizaj, Kaçanik dhe Shkup, mbajnë e emrin e këtij veprimtari kombëtar!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …