109 vjetori i Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Ministri, Niko Peleshi, uron 109 vjetorin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, ka uruar të gjithë djemtë dhe vajzat që shërbejnë në Forcat e Armatosura me rastin e 109 vjetorit të themelimit.

Përmes një videoje që tregon historikun e Forcave të Armatosura që nga themelimi e deri më sot, të shpërndarë në Facebook, si pjesë e Aleancës së NATO-s, Peleshi shprehu mirënjohjen për të gjithë ushtarakët që kanë kontribuuar.

“Sot, 109 vjetori i Forcave të Armatosura – mirënjohje për të gjithë njerëzit që e krijuan dhe i dhanë jetë një force moderne. Sot përkrah NATO, aleancës më të madhe politike dhe ushtarake në botë. GËZUAR!”, ka shkruar Ministri Peleshi

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …