Kuvendi pritet që nesër të mbajë një seancë solemne në lidhje me rekomandimin që Komisioni Evropian do të jap për liberalizimin e vizave për Kosovën. Në këtë seancë do të jetë e pranishme edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politike të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. AAK dhe Nisma, të cilat kanë vendosur për bojkotimin e Kuvendit, kanë paralajmëruar se kësaj radhe do të jenë të pranishme në seancë. Ndërkohë, deputetët e Vetëvendosjes ende nuk kanë bërë të ditur nëse do të marrin pjesë në këtë seancë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …