Ende pa filluar mbledhja e Komisionit Evropian, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë nisur festën për liberalizimin e vizave. Kështu, ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka thënë se sot është një ‘ditë historike’ për integrimin evropian të Kosovës. “Kjo është një tjetër ditë historike në procesin e integrimit evropian. Nga sot po fillon të hapet horizonti evropian para kosovarëve. Ky vendim është rezultat dhe konfirmim i përmbushjes së suksesshme të kritereve të udhërrëfyesit, rezultat i punës së përbashkët të qeverisë, kuvendit dhe institucioneve të pavarura”, ka thënë Çollaku.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …