Instituti për Siguri Ndërkombëtare, në Beograd, përmes një njoftimi ka paralajmëruar se gjatë janarit të vitit 2022, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione ndaj 50 politikanëve e biznesmenëve, në Ballkan. Orhan Dragash, drejtor i Institutit Ndërkombëtar të Sigurisë thotë se janë rreth 50 persona dhe se këto janë sanksione të synuara ndaj individëve dhe jo ndaj shtetit. Sipas tij, “në bazë të ligjit Magnitski do të vendosen sanksione ndaj një pjese të komunitetit politik dhe afarist në Serbi, Shqipëri, Mal të Zi dhe në Kosovë”. “Këto janë sanksione individuale që prekin ata kundër të cilëve drejtohen dhe japin rezultate. Në Bullgari u treguan shumë efektive, ku në listën e sanksioneve ishin 50 persona dhe kompani të afërta me Bojko Borisovin. Dhe ju mund të shihni se ai humbi në mënyrë dramatike zgjedhjet“, tha ai. Shpallja e sanksioneve është në përputhje me atë që tha se Gabriel Escobar, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Sipas tij është e qartë se sanksionet ndaj politikanëve janë një opsion realist.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …