Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti, i cili në konferencën për media ka lënë të nënkuptohet se dëshiron ndryshim të udhëheqësve të sindikatave. Tahiri, deklaroi se Ligji i Pagave nuk ka të bëjë asgjë me ndërrimin e udhëheqësve të sindikatave, por me rreth 80 mijë zyrtarë publikë të këtij vendi. Me deklaratën e fundit, Albin Kurti ka zgjedhur të taktizojë komunikimin virtual me sindikata. Në një anë, ai thotë se duhet të ndryshohen përfaqësuesit e sindikatave, ndërsa në anën tjetër, e konfirmon takimin me ta. Kurti preferon presionin para bashkëpunimit, ndërhyrjen para përfshirjes, pushtetin para të tjerëve dhe para partneritetit ka konstatuar Besnik Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …