Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me deklaratën e tij, në të cilën theksoi se duhet të ketë ndryshime në krye të organizatave sindikale. Molliqaj thotë se kjo është mendësi totalitare dhe tendencë për ta marrë nën kontrolluar shoqërinë. “Një mendësi totalitare nuk e do pushtetin për ta qeverisur, por për ta kontrolluar. Jo vetëm qeverinë dhe agjencionet qeveritare; jo vetëm institucionet në tërësi, përfshirë gjykatat dhe institucionet e pavarura; por mbi të gjitha për ta kontrolluar shoqërinë. Deklarata e Kurtit mbi nevojën e ndryshimit të udhëheqjes së sindikatave nuk janë asgjë më pak se ambicie totalitare. Sindikatat mund të kenë nevojë për ndryshim, por kjo është çështje e punëtorëve dhe aspak e Qeverisë”, ka thënë Dardan Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …