Kryeministri Albin Kurti, të gjatë një konference ka thënë se duhet të ketë ndryshime në krye të organizatave sindikale, sikur ka ndryshime në politikë. Ai shprehet i bindur se edhe punëtorët shëndetësorë edhe qytetarët e Kosovës nuk mjaftohen që për shumë vite të vazhdojnë t’i përfaqësojnë të njëjtit njerëz në sindikata, kushdo qofshin, apo kudo ku janë. Kundër deklaratës së kryeministrit, ka reaguar kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla. Ai ka deklaruar se për këtë presion të Kurtit do të kontaktojë me përfaqësues ambasadave të huaja dhe të shteteve të QUINT-it në Kosovë. Kryeministri paska punë edhe me kreun e Federatës së Sindikatave që nuk po i shkon për shtati. Ndërsa kur ishte në opozitë ai ishte takuar me Blerim Sylën dhe gjithçka ishte në rregull. Liderët sindikalë zgjidhen nga punëtorët shëndetësorë e jo nga politika. Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ka paralajmëruar Kurtin se do të shihen shpesh në greva të ligjshme sepse qeveria Kurti e ka shkelur ligjin anti-virus duke i zbritur shtesat nga 300€ ne 60€ dhe duke i vjedhur ato për 2 muaj”, saktësoi, Blerim Syla.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …