KGjK

KGJK: Njoftim për konsultim publik, për Projekt – Rregulloren Nr. 07/2021…

KGJK: Njoftim për konsultim publik, për Projekt – Rregulloren Nr. 07/2021…

për Strukturën e Brendshme Organizative në Gjykatat Themelore dhe degët e tyre

Afati për konsultim publik është pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike, përkatësisht deri me 21 dhjetor 2021. Këshilli Gjyqësor i Kosovës, përkatësisht Komisioni për Çështje Normative, me qëllim të zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ligjit për Gjykatat, ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Rregullores Nr. 07/2021 për Strukturën e Brendshme Organizative në Gjykatat Themelore dhe degët e tyre, drafti i së cilës është i bashkangjitur dhe shërben si draft ku të gjithë profesionistet e interesuar mund të kontribuojnë me komentet dhe sugjerimet e tyre, për finalizimin e  kësaj  rregulloreje.  Me qëllim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit/ës, Këshilli fton të gjithë profesionistet e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre,  për përmirësimin e draftit të kësaj rregulloreje. Komentet mund të dërgohen në e-mail adresën: [email protected]

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Lushaku-Sadriu: Kuvendi duhet të jetë shembulli i demokracisë dhe garant i kushtetutshmërisë

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka theksuar rëndësinë e respektimit …