RKL: Qeveria e Kosovës krejt e pafuqishme përballë Manastirit serb të Deçanit

Moszbatimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit minon zotimin e qeverisë Kurti për zbatimin e sundimit të ligjit

Kryeministri,  Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria të cilën ai e udhëheq e  ka të njohur qëndrimin sa i përket çështjes së Manastirit të Deçanit,  sepse ne këtë  e kemi bërë të njohur atë edhe më herët. Qëndrimet e Qeverisë Kurti për mosnjohje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dhënie në pronësi të tokës për Manastirin e Deçanit kanë bërë që shtetet e QUNT-it të reagojnë. Ata  kanë kërkuar që vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Manastirin e Deçanit të respektohet nga ana e qeverisë. Sipas këtyre shteteve  moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pronësinë e Manastirit të Deçanit e minon zotimin e qeverisë të udhëhequr nga Albin  Kurti për zbatimin e sundimit të ligjit dhe respektimin për gjyqësor të pavarur. Zbatimi i këtyre vendimeve paraqet përgjegjësi themelore demokratike të domosdoshme për konsolidimin demokratik të Kosovës dhe integrimin e ardhshëm euroatlantik”, thuhet në deklaratën e shteteve  anëtare të QUINT-it.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …