leoni

Aleksandar Vuçiq

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi se Serbia dëshiron vazhdimin e dialogut me Kosovën por jo edhe Qeveria Kurti

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi se Serbia dëshiron vazhdimin e dialogut me Kosovën por jo edhe Qeveria në Prishtinë. Vuçiq konsideron që Kosova aktualisht nuk do të fillojë ndonjë aksion serioz kundër serbëve në Kosovë, por sipas tij qeveria në Prishtinë shkeli të gjitha marrëveshjet që deri më tani u arritën me bashkësinë ndërkombëtare. Ai mori si shembull marrëveshjen për lejimin e vizitave të ndërsjella. duke shtuar se Beogradi lejoi shumë persona nga Kosova të vizitojnë Serbinë, por Prishtina nuk lejoi vizitën e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq madje as atëherë kur i ishte thënë që do t’i lejohej. Ndërkohë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano paralajmëroi  se  parakusht për aranzhimin e takimit të radhës duhet të jetë gatishmëria e palëve që të merren vesh rreth rezultateve konkrete, në të mirë të qytetarëve të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …