Hysni Gucati

Hysni Gucati: Paraqitja e dokumenteve që rrodhen nga Specialja në OVL-UÇK, tregon bashkëpunimin e saj me autoritetet serbe

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka vazhduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale,  në Hagë. Ai ka thënë se  qëllimi i paraqitjes së dokumenteve që dyshohet të kenë rrjedhur nga Specialja në OVL-UÇK ka qenë të tregojë bashkëpunimin e kësaj gjykate me autoritetet serbe. Në dokumente ka pasur emra e deklarata të dëshmitarëve, por që OVL-UÇK-ja nuk ka qenë e interesuar t’i lexojë apo t i publikojë ata. Hysni Gucati po përgjigjet për të dytën ditë me radhë në pyetjet e prokurores, Valeria Boliçi, të cilës i ka thënë se është për keqardhje që kjo gjykatë,  e cila është themeluar nga Kosova të bashkëpunojë me kriminelët serbë. Kam parë deklarata të dëshmitarëve serbë, kam parë që keni marrë udhëzime nga Drecuni, nga Vukçeviqi, këto kanë qenë deklaratat e tyre të prokurorëve serb që keni marrë ju, kështu kanë qenë, dhe kanë qenë disa takime që  dëshmojnë se ish-prokurori i Gjykatës Speciale ka pasur takim me prokurorët serbë, kështu kanë qenë disa deklarata të tyre, këto i kam parë. Kam parë këso deklarata, nuk më kanë interesuar shumë deklaratat, e kam ditë që ata dëshmitarët 99%  prej tyre kanë gënjyer”, ka thënë mes tjerash, Hysni Gucati, gjatë  gjykimit në ditën e sotme.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …