Gëzim Mehmeti: Nëse nuk ka një koalicion, LDK dhe Përparim Rama humbin kryetarin e Kuvendit Komunal

Ish-kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti ka paralajmëruar, kryetarin e sapozgjdhur Përparim Rama për pasojat nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje koalicioni lidhur me  Asamblenë e Prishtinës. Deri tani AKR nuk ka marrëveshje me LDK-së e asnjë parti politike për asamble. Kryetarit të ri i dëshiroj suksese, por është shumë e vështirë të kesh sukses nëse nuk e ke shumicën në legjislativ. Nëse nuk ka një koalicion, LDK dhe Përparim Rama humbin kryetarin, pasi partitë që janë shumicë do ta marrin kryetarin e Kuvendit Komunal dhe rreth 11 ndërmarrje publike do të jenë të opozitës në Prishtinë. Dihet që aksionarët e ndërmarrjeve publike në Prishtinë zgjidhen nga Kuvendi Komunal”, tha ndër të tjera Gëzim  Mehmeti. Kuvendi Komunal i Prishtinës ka 51 asamblistë. Kryetari i Kuvendit zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 26 asamblistëve. Vetëvendosja në Prishtinë ka 17 asamblistë, LDK-14, PDK-9, AAK-6, AKR-3, LB-1 dhe NISMA-1.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …