leoni

Albin Kurti ka pranuar “fusnotën” si trashëgimi të ish qeverive, po kështu do ta arsyetojë edhe pranimin e “Zajednicës”

Albin Kurti ka pranuar “fusnotën” si trashëgimi të ish qeverive, po kështu do ta arsyetojë edhe pranimin e “Zajednicës”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është paraqitur me fusnotë në mbledhjen e Stabilizim-Asociimit që u zhvillua në Bruksel ku të pranishëm ishin përfaqësuesit e lartë të vendeve evropiane. Në lidhje me këtë ka reaguar sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, duke thënë se   Lëvizja VETËVENDOSJE! ishte kundër kësaj marrëveshje dhe se koha e dëshmoi se ajo nuk është fluskë bore duan të na hedhim çmimin vetëm pse e kemi kundërshtuar, pra nuk e shikojnë fusnotën në raport me Republikën, por vetëm në raport me Vetëvendosjen  Pasojat që i kanë lënë qeveritë e mëparshme Albin  Kurtit nuk janë përgjegjësi e tij, përkundrazi qeveria aktuale po bën përpjekje për të dalë nga logjika e fusnotës.

Po të kishte qenë Vetëvendosja  në pushtet nuk do të kishte fusnotë e as marrëveshje. Manxhuka ka harruar,  apo nuk ka dashur të flasë për faktin se  ishte Vetëvendosja ajo,  që këtë çështje e kishte bërë pjesë të kauzës dhe ishte zotuar se sapo të vinte në pushtet nuk do ta përfillte fare  fusnotën, as marrëveshjet me Serbinë  të arritura  gjatë bisedimeve në Bruksel. Albin  Kurti do ta pranojë edhe Asociacionin e Komunave Serbe me fuqi ekzekutive   duke u arsyetuar se marrëveshjet ia kanë lënë trashëgim qeveritë e kaluara por ai në fushatën zgjedhore kishte premtuar  se nuk do të zbatonte asnjë marrëveshje me Serbinë. (RKL)

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …